Forcat ukrainase rrëzuan pesë avionë ushtarakë rusë gjatë natës, tha këshilltari presidencial i vendit. Ata thanë se forcat ruse po përpiqen të rrethojnë kryeqytetin Kiev dhe qytetin e Kharkiv.

Mëngjesin e sotëm ushtria ruse sulmoi me raketa zonën e banuar të qytetit Kharkiv, ku mbetën të vrarë 9 persona, midis tyre dhe 3 fëmijë.
Zelensky ka përshkruar bombardimin e Kharkivit si krime lufte.

Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv ”, tha Zelensky gjatë një fjalimi natën vonë drejtuar popullit ukrainas.

“Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Ishte e qëllimshme, rusët e dinin se ku po qëllonin”, tha Zelensky.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës Aleksandër Lukashenko deklaroi se Bjellorusia nuk do t’i bashkohet pushtimit rus.

Lukashenka, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se “ushtria bjelloruse nuk është duke marrë pjesë dhe as nuk ka marrë pjesë në aksion ushtarak”.

“Mund t’ia vërtetojmë këtë secilit. Për më shumë, udhëheqësia ruse nuk e ka ngritur kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Ne nuk synojmë të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë”.

Shqetësimet janë rritur të hënën se Lukashenka është duke u përgatitur për të dërguar forcën ushtarake për t’iu bashkuar sulmit në Kiev.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë të hënën se Rusia është “tallur” me sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus.
/abcnews.al/