Pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit do të kushtojnë më lirë mbas muajit gusht të këtij viti. Institucioni i prodhimit të tyre do i rikthehet shtetit shqiptar mbas 15 vitesh që administrohet nga kompania private ALEAT.

Ulja e tarifave do aplikohet sapo institucioni të jetë nën administrimin shtetëror, por akoma nuk janë përcaktuar çmimet e reja.

Institucioni nuk do të njihet më me emrin ALEAT por IndetiTek. Shoqëria aksionere “IdentiTek” do të mbajë të njëjtat zyra, pajisje dhe çdo punonjës që ka deri më tani kompania “Aleat”.

Mësohet se drejtuesja e re që do të jetë në krye të kwtij institucioni është Loina Prifti. Ajo prej vitesh jeton dhe në Gjermani ku aktualisht është e punësuar në Katedrën e  Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe merret me inteligjencën artificiale. /abcnews.al