Është zyrtare tashmë, lojtari më i mirë në botë do të largohet nga Barcelona, aty ku luajti plot 16 vite. Klubi i Barcelonës dhe 6 herë fituesi i Topit të Artë nuk kanë gjetur marrëveshjen mes tyre për rinovimin e kontratës, që sipas mediave është penguar nga kriza pandemike.
Do të jetë e vështirë për futbolldashësit mbarë botën të shohin ‘Pleshtin’ me fanellën e një klubi tjetër, por mbi të gjitha do të jetë dhimbje koke për tifozët e Barcelonës që tashmë duhet të ecin përpara pa njeriun që i bëri të fitonin gjithccka si askush tjetër më parë.
E tillë është edhe videoja e mëposhtme ku shikohet një tifoz i Barcelonës i cili qan në hekurat rrethuese të klubit. Në postim shkruan: Një tifos i Barcelonës qan jashtë Camp Nou, me bluzen e mesit në dorë.