Numri i të infektuarve me sëmundjen e HIV-AIDS për vitin 2021 në qarkun e Elbasanit ishte 97 persona, ketë vit nga statistika e deri tanishme rezulton të jetë me numër më të ulët infektimesh.
Sipas mjekes se sherbimit epidemiologjik Erleta Hila vetëm një person është konfirmuar me semundje HIV-AIDS ose siç njihet ndryshe SIDA. Pas dyshime për sëmundjen personat paraqiten prane Qëndrës së Kujdesit Shëndetësor Parësor në Elbasan për tu testuar.
Duke marrë parasysh statistikat e vitit të kaluar, shifrat mbeten problem sipas mjekes pasi dyshohet se edhe ata të cilet mund të kenë simptoma apo shenja të sëmundjes nuk paraqiten per të kryer testin. Hila thotë se mund te kemi më shumë persona të infektuar, por që refuzojne te diagnostikohen.
Moshat e personave të infektuar janë të ndryshme por kryesisht variojne nga 25-30 vjeç .
Edhe për vitin 2021 shkaku kryesor për infektimin me HIV-AIDS apo siç njihet ndryshe SIDA vijonë të jetë raporti seksual i pambrojtur.
Simptomat e HIV-AIDS, janë të ndryshme por konsistojnë kryesisht në temperaturë të lartë, herpesa në trup etj.Testet per Hiv Aids behen falas./Egnatia news