Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ulja e numrit të anëtarëve aktivë të kësaj force politike, nga viti 2014 deri sot, ka ardhur për shkak të largimit të demokratëve jashtë vendit, por kanë ndikuar edhe vdekjet.
Gjatë konferencës me gazetarët, Basha u shpreh se Partia Demokratike është një forcë politike perëndimore, me një agjendë të përcaktuar.
Basha shtoi se në Partinë Demokratike, nuk përjashtohet askush që nuk mendon njësoj si kryetari i partisë.
“Nuk e pranoj premisën e peytjes suaj, në 2021 kanë marrë pjesë 40 mijë anëtarë, nëz gjedhjet e korrikut, 18 mijë anëtarë të PD. Bëhet fjalë në votimin për kryetarin e Partisë Demokratike. 18 mijë kanë marrë pjesë, në zgjedhjet e 2021, 40 mijë kanë marrë pjesë. E keni të gabuar premisën. PD me regjistrin e 2021, me regjistrin e zgjedhjeve të vitit 2021, arriti të konfirmojë afro 60 mijë anëtarë funksionalë. Një pjesë e tyre janë larguar, një pjesë kanë humbur jetën. numri total i konfirmuar para zgjedhje të 25 prilli, oshtyer afro 60 mijë. Ta lëmë me kaq.
Askush në Partinë Demokratike nuk përjashtohet se mendon ndryshe nga kryetari. Unë nuk e konsideroj butësi dhe as dobësi, por pjelur politike. Problemi nuk qëndron këtu, por te agjenda politike e Partisë Demokratike. Nuk bëhet fjalë pë agjendë dosido. Së pari, aleanca e Partisë Demokratike me Perëndimin, me SHBA, BE dhe Britaninë e Madfhe, qëndrimi ndaj parimeve kryesore të demorkacisë, ku hyn edh e mbështetja për fundin e pandëshkeushmërisë, kemi marrë vendimet tona, shpesh edhe me kosto të larta. Ndodhemi para një lufte të re të ftohtë, rrezikon të kthehet në luftë të nxehtë, luftë mes perëndimit dhe lindjes. Kurrë nuk ka qenë më imperative që Shqipëria të ankorohet në kampin perëndimor. Kultura “ha muço pi muço” e klasës politike shqiptare të marr1% fundm, shqiperia duhet të ankorohet përfundimisht në anën perëndimore. Flasim si perëndimorë dhe sillemi si lindorë. Në lindje ka të pakrekshëm, në perëndim nuk ka. Këto janë pikat ientirtar, mbi këto piketa PD ka ndërtuar filozofinë e saj. Kjo është e vetmja rrugë për t’i shërbyer shqiptarëve”, theksoi ai./abcnews.al