Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë Saudite ndërsa administrata e tij ka nisur rivlerësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me mbretërinë saudite dhe demokratët kanëë kërkuar ngrirjen e bashkëpunimit me këtë vend.Deklarata vjen pasi aleanca OPEC+ e udhëhequr nga Riadi, njoftoi se do të ulë prodhimin e naftës. Presidenti Biden tha në një intervistë për rrjetin CNN të martën se po shqyrton masa kundër sauditëve, por nuk pranoi të japë detaje për to.Shkurtimi i prodhimit nga organizata e vendeve eksportuese të naftës pritet të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat, ndërsa vazhdon luftën e saj gati tetë-mujore në Ukrainë.Senatori demokrat i Kënektikatit, Richard Blumenthal dhe ai republikan i Kalifornisë, Ro Khanna kanë paraqitur projekt-ligj që do të ndalonte menjëherë shitjen e armëvë të SHBA-së për Arabinë Saudite për një vit. Kjo masë do të përfshintë edhe ndalimin e shitjeve për pjesët rezervë apo të riparimitMegjithatë, mbetet e paqartë se deri në çfarë pike do të shkojë Presidenti Biden për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Arabisë Saudite, një aleat i rëndësishëm, por i ndërlikuar në Lindjen e Mesme..Presidenti Biden tha në intervistë se ai do të konsultohej me Kongresin për rrugën që duhet ndjekur, por nuk pranoi të bënte komente mbi propozimin e demokratëve për të ndaluar shitjen e armëve.“Do të ketë pasojë për atë ccfarë kanë bërë me Rusinë. Nuk do hyj në detaje mbi atë që kam në mend. Por do të ketë pasoja”, tha presidenti.