Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka paralajëruar se në regjimin e posaçëm 41 bis do të futen dhe të dënuar të tjerë.
Gjatë një trajnimi të OSBE-së, mbi të drejtat e njeriut, për punonjësit e policisë në burgje, Manja tha se vetëm në muajin Nëntor janë 4 të dënuar që kanë lidhje me krimin e organizuar që janë futur në regjimin e posaçëm.
Sipas tij nga agjensitë ligjzbatuese po vlerësohet rrezikshmëria dhe e disa të dënuarve të tjerë.
Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funkionon për të nderprere komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu.
Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj,