Rikthimi i Eglit në shtëpi duket se nuk ka rregulluar situatën mes saj dhe Gjestit.
Banorja e “Big Brother VIP” ka debatuar me Gjestin teksa po qëndronin në hambar, ku duket se nuk dëshiron të sqarohet me djalin që ka pasur pëlqim në shtëpi.
Egli: Unë e kam kryer.
Gjesti: E kryve domethënë… Unë thash që mund të flisnim nesër.
Egli: Nuk mendoj që kam nevojë të flas më tepër se kaq.
Gjesti: Unë mendoj që po, por edhe nëse jo në rregull. Me zor nuk shkon asgjë.
Egli: E vërtetë, edhe ti ma ke thënë. Me zor nuk shkon asgjë, kur s’të do, s’të do. Me zor nuk shkon asgjë, mos e rëndo më shumë.
Gjesti: Mos më thuaj atëhere që nuk të kam thënë për të folur.
Egli: Ke pasur shumë kohë ti të flasësh me mua këtu brenda, më ke pasur 2 muaj e gjysëm.
