Ai thote për bandat që kërcënojnë. Mua nuk më kanë kërcënuar dhe po të më kërcënojnë nuk pyes fare. Ata ju kërcënojnë ju. Unë i godas që ta dinë ka një zë që i del zot atyre që kërcënojne ata. Njëri prej tyre është Suel Çela. Unë kam 26 status që e denoncoj në Facebook. Lulzim Basha nuk ka asnjë. I them këtu tani nëse ty të ka kapur frikë dhe tmerr dhe të duken firmëtaret e kuvendit si njerëz të Suel Çelës turp i madh për ty. Ai pretendon se unë dhe fëmijët e mi paskan dosje në SPAK. Fëmijët e mi kurrë në jetë, Sali Berisha kurrë nuk ka pasur dhe nuk dosje. Edi Rama prej 3 vitesh ka dërguar dhjetëra vendime në SPAK dhe prokurori por të gjitha janë kthyer sepse Sali berisha ka zbatuar vetëm ligjin. Më datë 19 maj DASH më shpalli non-grata pas 30 vitesh përpjekje pëër miqesi me SHBA-të. Kjo ndodhi sepse Sali Berisha vendosi të përballet me një monstër të vërtetë që quhet George Soros, që servir projektet e Milloshevicit si projekte të veta.

(E.H/Faxweb.al)