Cili është emoji i fundit që dërgove? A je dhe ti njësoj si shumica e personave në botë dhe përdor gjithnjë të njejtat emoji sa herë komunikon me miqtë e tu?

Unicode Consortium ka publikuar një raportim të ri i cili liston emoji-t më të përdorura të vitit 2021, dhe me shumë mundësi ju mund të parashikoni se cilat prej tyre zënë vendet e para. Për më tepër, ndiqni listën e mëposhtme.

dxtcfyghv.png

Një fakt interesant rreth emojit me lot gëzimi: ky emoji përdoret aq shumë në të gjithë botën saqë 5% e të gjithë emoji-ve të dërguara janë .

Subkomiteti i Unicode Consortium studion popullaritetin e emoji-ve për të vendosur se çfarë lloj emoji-sh duhet të përfshijnë në të ardhmen. Rezultatet e këtij viti janë një provë bindëse që tregon se njerëzit përdorin të njejtat emoji në mbarë botën, në disa raste dhe emoji që kanë kuptime të ndryshme, si në rastin e duarve të puthitura.

Këto të dhëna japin një sinjal të fortë se ne duhet të fokusohemi më pak në koncepte specifike si përshembuj flamujt, dhe të përqendrohemi tek konceptet që kanë rëndësi të përgjithshme për të lehtësuar komunikimin.” thotë Unicode Consortium.