Nis sot viti i ri akademik.Studentët dhe pedagogët duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit,  një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.

Në disa universitete të Shqipërisë, studentët nuk janë lejuar të hyjnë në auditore pa pasur një nga këto tre vërtetime, ndërsa në Elbasan, Gjirokastër e Korçë studentëve me ose pa vaksinë u janë hapur dyert e auditoreve.

“Po respektojmë autonominë e universitetit” u shpreh zv/rektori i universitetit të Korçës.

Në këto universitete do të bëhen një vlerësim si do vijohet më tej. 

Elbasan

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” po lejohen të hyjnë të gjithë studentët edhe ata që nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë test PCR, raporton Ora News.

Edhe në ditët e nesërme hyrja do të jetë e lirë ndërsa rektorati pasi të bëjë një verifikim të situatës 

Rektorati do të informojë më vonë studentët në lidhje me vijimsinë e mësimit.

Raportohet se deri tani 30% e studentëve janë vaksinuar.

Gjirokastër

Edhe në Universitetin “Eqerem Çabej” gjatë ditës së sotme, të paktën studentët e vitit të parë do të lejohen të hyjnë, ndërsa nesër askush nuk do të lejohet pa testin PCR apo çertifikatën e vaksinimit,