Në Universitetin Aleksander Xhuvani në Elbasan tre programe studimi rrezikojnë të mbyllen këtë vit.

Gjatë raundit të parë të regjistrimeve që përfundoi të hënën në to nuk pati studentë të regjistruar.

Drejtori i kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta ndërkohë që raundi i parë u mbyll me 836 regjistrime.

Infermieria e përgjithshme, Fizioterapia dhe disa degë të Informatikës rezultojnë më të kërkuarat nga studentët.

Studentët të cilët nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish nga data 15 deri në datën 17 shtator./EGNATIA NEWS