Universiteti i Nju Jorkut (NYU) i ka ndaluar një studenti diplomën pasi ai akuzoi SHBA-në për mbështetjen e “gjenocidit” në Gaza dhe dënoi veprimet e Izraelit gjatë fjalimit të tij të diplomimit.
Logan Rozos, një folës universitar nga NYU, tha në fjalimin e tij: “E vetmja gjë që është e përshtatshme për t’u thënë në këtë kohë dhe për një grup kaq të madh është një njohje e mizorive që po ndodhin aktualisht në Palestinë.”
Ai tha më tej se gjenocidi i vazhdueshëm në Gaza “mbështetet politikisht dhe ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara”.
Një zëdhënës i NYU tha në një deklaratë se Rozos e mashtroi universitetin në lidhje me vërejtjet e tij të planifikuara për të “shprehur pikëpamjet e tij personale dhe të njëanshme politike”.
Zëdhënësi shtoi se NYU po ia mban diplomën Razos ndërsa po merr masa disiplinore.
“NYU shpreh keqardhje të thellë që publiku u nënshtrua këtyre vërejtjeve dhe që ky moment u vodh nga dikush që abuzoi me një privilegj që i ishte dhënë”, thuhej në deklaratë.
Ky veprim vjen në mes të një shtypjeje më të gjerë ndaj studentëve pro-palestinez që protestojnë kundër luftës së Izraelit në Gaza, me urdhrin ekzekutiv të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të luftuar antisemitizmin që krijon një kornizë që mund të çojë në revokimin e vizave dhe dëbimin e studentëve të huaj të përfshirë në këto protesta.