Ndër to mund të përmendim praninë e aplikacioneve Android në Windows 11, dhe aplikacionet e ridizenjuara Notepad dhe Media Player.
Në preview publike të aplikacioneve Android ju do të keni mundësinë të instaloni aplikacione të ndryshme nga Amazon Appstore. Numri i aplikacioneve do të jetë disi më i limituar në krahasim me App Store, megjithatë ekzistojnë disa mënyra të tjera për të përdorur Google Play Store në mënyrë jo zyrtare.
Ndryshimet më të mëdha të bëra në këtë update i përkasin taskbar-it në Windows 11. Tashmë data dhe ora do të jetë e pranishme në monitorët e tjerë ku mund të përdorni desktopin tuaj. Gjithashtu widget i motit do të rikthehet në taskbar, dhe ju do të keni mundësinë të bëni screenshare një aplikacion specifik nga taskbar në një telefonatë në Teams.
Microsoft ka ridizenjuar aplikacionet Media Player dhe Notepad për Windows 11, duke sjellë dhe disa shërbime të reja. Tashmë Notepad përfshin shërbimin multi-step undo, ka përmirësuar ndërfaqjen e kërkimit dhe ofron suport për Dark Mode. Media Player do të zëvëndësojë Groove Music dhe Windows Media Player me suport për audio dhe video dhe një dizajn të ri që i përshtatet ndryshimeve të Windows 11.
“Me kalimin e kohës, ju do të pajiseni me shërbime të reja në Windows 11 më shpesh së bashku me update-in tonë të përvitshëm.” tha Panos Panay.