Ledjana dhe Mevlani kanë javë që nuk flasin e s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin dhe pse shumë mendonin se ata do të dilnin çift nga “Për’puthen”.

Një pjesë e mirë e publikut donte t’i besonte “dashurisë” së tyre, që madje momentin kulminant e kishte kur Mevlani i dedikoi Ledjanës një këngë.

Mirëpo, pas ndarjes konkurrentja hodhi një hije dyshimi se Mevlani mund ta kishte vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Në InstaStory, ajo publikoi një pjesë nga kënga “Ledjana” ku në fakt vihej re se nuk e këndonte Mevlani.

Në fakt, pa i komentuar akuzat e Ledjanës, Mevlani ka vendosur ta fshijë këtë këngë nga Youtube.

“Ledjana” nuk gjendet më pas kërkimit dhe s’dimë ç’ndodhi vërtetë në prapaskenë mes të dyve.

Nga ana tjetër, Mevlani po përflitej këto kohë lart e poshtë për një lidhje me një tjetër ish-konkurrente të “Për’puthen”, Aristelën.

“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim, por jo nuk ka. Dhe ata që na njohin nga afër të gjithë e dinë e stërdinë, nuk e di kush i nxjerr këto llafe. Realisht përveç një marrëdhenie shumë të mirë shoqërore s’kemi asgjë. Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte”, u shpreh Aristela gjatë një interviste, duke mohuar lajmet.

fax