Deklaratat e Meghan Markle në intervistën e bujshme për Oprah po mohohen një nga një. Së fundmi “Page Six” ka bërë të ditur se Meghan Markle nisi punën për projektin e saj në Netflix me David Furnish shumë kohë para se të linte Anglinë, konkretisht që në vitin 2018.
“Markle dhe Furnish ishin në diskutime me Netflix, ndërsa dukesha ishte ende pjesë e familjes mbretërore dhe ende jetonte pas mureve të Pallatit”, thanë burime për median e huaj.
Kujtojmë se gjatë intervistës me Oprah Winfrey-n, Princi Harry tha se ata kurrë nuk kishin menduar të bashkoheshin me transmetues të tillë si Netflix dhe Spotify kur lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të vitit 2020 dhe u ndërprenë financiarisht nga familja e tij.
“Kjo na u sugjerua nga dikush tjetër, në pikën ku familja ime më ndërpreu të ardhurat financiare dhe duhej të krijoja sigurinë për ne,” –tha Harry në mars, duke shtuar se ata ishin në gjendje të fillonin një jetë të re falë milionave që i la nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana.