Urdhri i ri i drejtorisë së arsimit parauniversitar, ndalon publikimin e imazheve të fëmijëve në rrjetet sociale, pa miratimin me shkrim nga prindërit. Por ndërkohë që për përfaqësuesit e institucioneve arsimore, kërkohet ky zbatim rregulli, në rrjetet sociale të politikanëve, nisur nga kryeministri, kryebashkiaku Veliaj, apo edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi fëmijët përdoren për të reklamuar punën e tyre.

Drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar ka publikuar urdhrin e ri për institucionet arsimore që ndalon publikimin e fotove dhe videove pa miratimin e fëmijëve.

Urdhri i DPAP ngarkon me kompetenca përfaqësuesit e shkollave që të marrin lejë nga prindërit, miratim i cili duhet të jepet me një dokument, dhe jo verbalisht.

Institucionet e arsimit parauniversitar dhe zyrat vendore të arsimit, edhe kur marrin miratimin e prindërve duhet të kujdesen që publikimi i imazhit të fëmijëve në rrjetet sociale të bëhet duke u mbuluar fytyrën.

Në nenin 10 të këtij udhëzimi, thuhet se mosrespektimi i tij, përbën shkak për fillimin e procedimit disiplinor nga organet përkatëse.

Batuta e Ramës në konferencën me Di Maio: Shpresoj që ambasadori italian mos ta lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare
Gjithashtu, është e mirëpërcaktuar, se nëse dikujt prej fëmijëve nuk u respektohet kjo e drejtë, atëherë të dëmtuarit i lind e drejta për kërkimin e një kompensimi.

Ndërkohë që në institucionet arsimore vendoset ky rregull, rrjetet sociale të politikanëve janë të mbushur me fëmijë.

Kjo shkelje vërehet te faqja e kryeministrit Rama, i cili përdor fëmijët, për të treguar punën që qeveria ka bërë në qendrën komunitare në Shkozë.

Kjo nuk zbatohet as nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, përmes një video në Facebook duke përdorur imazhin e fëmijëve, kryebashkiaku inauguron shkollën “Qazim Turdiu”.

Fotot e fëmijëve nuk mungojnë as në profilin e ministres së arsimit Evis Kushi.

Po për këto raste kush duhet të reagoje?