Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj ka gjetur dashurinë e re, pas divorcit që bëri bujë mes tyre, rreth dy vite më parë, marrëdhënie nga e cila lindi dhe vajza e çiftit.
Me një foto në rrjetet sociale me një vajzë që e puth në qafë, Varfaj zyrtarizon kështu lidhjen e re, ndërkohë që vetë Rudina ka mbajtur një marrëdhënie miqësore me babanë e vajzës së saj.
Varfaj ka preferuar që të mos e zbulojë portretin e vajzës që ka tashmë në krah, ndërkohë që në foton e parë zyrtare nuk ka munguar një koment si ai i mëposhtmi:
“Hajt ishalla te ec, jo si ajo tjetra qe i vlo truni te parja. Urime, se dukesh qe je djale i mire”