Uroj të jeni kthyer me energji të reja për të nisur punën e madhe që kemi përpara në kthimin e borxhit më të madh që populli shqiptar i ka dhënë një force politike shqiptare, duke na besuar privilegjin e jashtëzakonshëm për të udhëhequr Shqipërinë. Këtu janë anëtarët e grupit parlamentar të mandatit të dytë dhe atij të tretë. Ne do vazhdojmë të jemi një skuadër, duke filluar nga Gramozi që do vazhdojë të jeti krahu im i djathtë. Askujt të mos i vijë keq por nuk e zëvendësojnë. Ne jemi një skuadër dhe ndryshimet e roleve janë vetëm në funksion të skuadrës që do ja dalë të jetësoje vizionin e PS për Shqipërinë, duke qenë në gjendje të fitojë beteja dhe të jetë në krye të vendit. Nuk do të jetë asnjëherë e tepërt që të falenderoj deputetët që përfunduan punën e tyre të mandatit të dytë, duke dhënë kontributin në kuvend në periudhën e vështirësive të jashtëzakonshme.