Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e vlerësoi atë për ndihmën e dhënë kundrejt Shqipërisë, teksa dha lajmin se hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë gati në pranverën e 2024.

“Jemi të vetëdijshëm që falë jush personalisht kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe nga sa do e kishim pas tërmetit katastrofike të pak viteve më parë, jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tuajën personalisht, përsëri ne nuk jemi vetëm. Kështu që unë dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re më në fund në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Europiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, në pranverën e 2024 do kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta”, tha Rama.

Pas konferencës Rama ka publikuar pamjet nga inspektimi i punimeve në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se nga hekurudha që ka qenë do të shtohen dhe 5 kilometra të tjera që do të çojnë në Durrës.

“Projekti është i intergaur. Do të lidhë Tiranën dhe Durrës. Ne do bëjmë 5 kilomtera të reja për në Rinas. “ tha Balluku.

Ursula von der Leyen: Deri në Durrës po kalon nëpër një peizazh përrallor.

Balluku: Po e vërtetë. Në Durrës kemi projekte të shumta përfshirë edhe si një vend turistik. Kështu që po punojmë me një studio arkitekturore për industrinë e qyteti. Hekurudha do të jetë e rëndësishme. Pas viteve 90’ , si shprehej e lirisë, hekurudha u harruar.

Ursula von der Leyen: Ja ku jemi para projektit.

Rama: Këtu është Durrësi, rruga e re për në Rinas dhe më pas rruga që vjen në Tiranë.

Balluku: Do të jetë 39 kilometra. Do të kemi 10 stacione të reja. Vlera është 70 milion euro, 50% grant dhe pjesa tjetër kredi e butë. Deri tani kemi 30% të volumit të punës. Shpejtësia do të jetë 120 km/h. Besojmë se do ta mbyllim në vitin 2024.

Ursula von der Leyen: Pastaj uluni në tren dhe shkoni për në Durrës.

Ursula von der Leyen: Fantastike. Nuk kamë qenë kurrë në bregdetin tuaj. Dhe nuk kam mundur kurrë për shkak të agjendës. Nëse nuk ndodh, edhe kur të inagurojmë hekurudhën e re. Do e bëjmë me patjetër.

/abcnews.al/