Një stërvitje e përbashkët mes zhytësve të ushtrisë amerikane dhe marinës shqiptare është mbajtur ditën e sotme në bazën detare të Pashalimanit.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2021/05/polumbaret1-600x355.jpg)
Në imazhet e publikuara nga NATO, shihen polumbarët shqiptarë dhe ata amerikanë duke kryer operacione të përbashkëta në kuadër të stërvitjes më të madhe të Aleancës së Atlantikut në Ballkan, “Defender-Europe 21”.
Ushtria amerikane dhe forcat e tjera të NATO zbarkuan në Shqipëri nga Porti i Durrësit më datë 26 Prill.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2021/05/polumbaret-579x400.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)