Një anije raketa hedhëse ruse e vendosur në Detin e Zi, u godit këtë të mërkurë nga ushtria ukrainase. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ukrainase.
“Anijes iu shkaktuan dëme shumë serioze”, tha Suspilne News, duke cituar kreun e administratës ushtarake rajonale të Odesa.
Një burim ukrainas i tha redaktores së mbrojtjes dhe sigurisë së Sky News, Deborah Haynes, se anija ishte përfshirë nga flakët dhe se në ndihmë të saj po shkonin anije të tjera ruse.
