Qyteti i Khersoni është okupuar nga forcat ruse, por ukrainasit për asnjë moment nuk janë ndalur duke protestuar kundër pushtimit.

Një video e postuar në rrjete sociale, shfaq trupat ruse duke hedhur granata dhe duke hapur zjarr mbi turmën e civilëve në qytetin port Kherson në Ukrainë.

Qendra Strategjike e Komunikimit në Ukrainë, ka njoftuar se forcat ruse kanë hedhur granata, shok-bomba si dhe kanë shtënë pandërprerë me armë.

Si pasojë e kësaj të paktën dy protestues janë lënduar, ndërsa në video shihet turma duke ikur pasi granatat shpërthenin pranë këmbëve të tyre.