Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se 136 civilë janë vrarë në Ukrainë gjatë gjashtë ditëve të luftës, duke përfshirë 13 fëmijë.
400 civilë të tjerë janë plagosur pasi trupat ruse kanë lëshuar raketa në zonat e banuara. Këtu përfshihen edhe 26 fëmijë të tjerë.
Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së tha se shumica e viktimave ishin rezultat i “armëve shpërthyese.Ajo shtoi: “Këto janë vetëm viktimat që ne mundëm t’i kontrollonim dhe numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.”/abc