Tre femra janë arrestuar në një hotel në Pogradec pas një operacioni të zhvilluar këtë të martë.
Burimet bëjnë me dije se dy femra maxhorene dhe një minorene, 17-vjeç, ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës në një hotel në aksin Pogradec-Drilon.

Ndërkohë është ndaluar gjithashtu pronari i hotelit si dhe 3 klientë që janë gjetur në ambientet e biznesit në kohën e operacionit.
