Një baba britanik ka ndërruar jetë teksa u përpoq të shpëtonte dy vajzat e tij nga mbytja në një nga plazhet e Portugalisë.
Trevor Pelling, 45 vjeç, u fut me shpejtësi në ujë pasi pa të dy vajzat e tij 12 dhe 9-vjeçare të ishin në vështirësi për shkak të dallgëve të forta në plazhin e Calada, të enjten.
Sipas raportimeve 45-vjeçari pësoi arrest kardiak. Ai u ndihmua të nxirrej në breg, por nuk mundi të shpëtojë pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë nga një infermiere që ndodhej në plazh, sipas mediave lokale.
Pelling u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa vajzat për fat të mirë arritën të shpëtohen.