Vaksinat anti Covid 19, pasaportat e vaksinave dhe letrat e testit negativ të rreme, po shiten në rrjetin e errët.
Çmimet variojnë midis 500 dollarë dhe 750 dollarë për dozat e AstraZeneca-s, Sputnik, Sinopharm ose Johnson & Johnson. Certifikatat e rreme të vaksinimit po shiten gjithashtu nga tregtarë anonimë për më pak se 150 dollarë.
Studiuesit thonë se ata kanë parë një “rritje të mprehtë” të këtyre reklamave në lidhje me vaksinat, ndërsa BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë nëse vaksinat janë të vërteta.
“Darknet”, i njohur gjithashtu si tregu i zi, është një pjesë e internetit që është e arritshme vetëm përmes mjeteve specifike të shfletuesit.
Studiuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike Check Point kanë monitoruar forume piraterie dhe tregje të tjera që nga janari, kur u shfaqën reklamat e vaksinave. Ata thonë se numri i reklamave që kanë parë, është trefishuar në më shumë se 1.200. Shitësit e vaksinave duket të jenë nga SHBA, MB, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rusia.
Vaksinat e reklamuara përfshijnë Oxford-AstraZeneca me 500 dollarë dhe Johnson & Johnson dhe Sputnik secila me 600 dollarë dhe Sinopharm me 750 dollarë.Një shitës po ofron dërgesën ditën tjetër, duke thënë: “Për dorëzimin brenda ditës / urgjencën na lini një mesazh“.
Një reklamë tjetër, në një faqe piraterie është ofrimi i testeve të rreme negative dhe shkruan: “Ne bëjmë teste negative Covid, për udhëtarët jashtë vendit, për të gjetur një punë etj. Blini dy teste negative dhe merrni të tretën falas!
Top Channel