Stafi mjekësor i spitalit të Sarandës ka marrë sot vaksinën anti covid.

Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë mjekët, infermierët dhe punonjësit e spitalit.

Ata u vaksinuan në Vlorë, ku procesi nisi dje me mjekët e Vlorës.

Kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në Facebook tha se se brenda muajit mars do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier në vend “si edhe do të jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve”.

Top Channel

Previous article“Jam i vetëdijshëm se çfarë nuk shkon”/ Rama: Nëse do merrja drejtimin e PD-së…
Next articleKamëz/ Makina aksidenton 17-vjeçarin, dërgohet menjëherë në spital