Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj duke sqaruar se ndihet e zhgënjyer nga mospërfshirja në listat e kandidatëve të PD-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Toma shprehet se
“Kam vendosur të dorëhiqem nga çdo pozicion që kam mbajtur deri tani në Partinë Demokratike dhe në Lidhjen Demokratike të Gruas Kurbin. Kam qenë ndër të parat gra që kam mbështetur ri-themelimin e PD-së, edhe pse në fillim pati shumë skepticizëm.
Edhe pse ndonjëherë nuk kam qenë plotësisht dakord me disa prej vendimeve, gjithmonë kam besuar se duhej të përpiqeshim për një të ardhme më të mirë. Mendoj se në Kurbin ka ardhur koha për ndryshim, sepse humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më.
about:blank
Sot po e bëj publike vendimin tim për të mos u angazhuar në këtë fushatë elektorale. Uroj që kjo parti të vazhdojë të përfaqësojë të mirën e çdo shqiptari”, shprehet ajo.
