Luis van Gaal për herë të tretë në krye të përfaqësueses holandeze të futbollit. Federata e Holandës dhe trajneri 70-vjeçar kanë arritur tashmë marrëveshjen për një bashkëpunim që do të zgjasë deri në vitin 2022.
Lajmi u raportua nga tabloidi holandez De Telegraaf, sipas të cilit Van Gaal ka pranuar të drejtojë “Tulipanët” deri në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Federata Holandeze e Futbollit, që prej javësh është vënë në kërkim të një trajneri për kombëtaren pas dorëheqjes së Frank de Boer, nën udhëheqjen e të cilit Holanda nuk arriti objektivin në Evropian, ku u eliminua nga Republika Çeke në fazën e 1/8-ave.
“Tulipanët” me de Boer në stol nuk i kanë nisur mirë as eliminatoret e Botërorit, pasi në sfidën e parë u mposhtën 4-2 nga Turqia. Një tjetër disfatë e mundshme ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e radhës në shtator, do ta vinte në dyshim serioz kualifikimin në eventin madhor të futbollit, që do të zhvillohet në vendin aziatik.Reklamë
Van Gaal e ka udhëhequr Holandën edhe dy here të tjera. Vlen të kujtohet sidomos përvoja e dytë e tij, pasi i çoi “Tulipanët” deri në gjysmëfinale të Botërorit 2016 (u renditën të tretët).
Në janar të vitit 2017, pas përfundimit të përvojës në krye të Manchester United, van Gaal, i cili në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të tjera të mëdha si Ajax, Barcelona dhe Bayern deklaroi se tërhiqej nga trajningu, por mundësia për të kontribuar për kombëtaren duket se e ka tunduar që të veshë sërish tutat e trajnerit.
Expres