Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrur ditën e sotme në ambientet e SPAK.
Kjo nuk është hera e parë që Dako paraqitet në Prokurorinë e Posaccme, pasi edhe në muajin Mars ai dha për 4 orë deklarime para prokurorëve.
Mësohet se Dako akuzohet për një legalizim fiktiv, pasi ka ligjëruar katet e një pallati që nuk ekzistonte.
Dako është prej ish-zyrtarëve të lartë të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-deputetin Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, “Ka informacion të besueshëm se zoti Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit”.