E ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka vizituar ditën e sotme ambientet e FORD Albania, e cila është distributori ekskluziv i gjigantit amerikan të makinave në Shqipëri.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e Ford Albania, VanHorn vlerësoi maksimalisht kompaninë për përkushtimin ndaj inovacionit dhe besueshmërinë ndaj produkteve amerikane.

Ajo tha se është një kënaqësi të shohësh prodhimet e cilësisë më të lartë të SHBA në Shqipëri.

Lajmi për takimin është bërë i ditur në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

 E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi sot përfaqësuesin e Ford – një ikonë e vërtetë amerikane në Shqipëri. Ford ka furnizuar Shqipërinë me makina policie dhe ambulanca, duke sjellë teknologji bashkëkohore mbresëlënëse që tregon përkushtimin e kompanisë ndaj inovacionit dhe cilësisë. Znj. VanHorn theksoi besueshmërinë e produkteve amerikane. Ne presim me kënaqësi të shohim më shumë makina amerikane të cilësisë së lartë në tregun shqiptar. /Vizionplus.tv/