Në debatin e plotë kombëtar mbi episodin racist të përjetuar nga Vinicius të dielën, Policia Kombëtare ka arrestuar katër ultrasit të cilët më 25 janar me rastin e derbit të Madridit, varën një kukull me fanellën e Vinicius Jr në urë.
Që nga momenti i krimit, policia ka tentuar t’i gjejë duke hetuar në kamerat e sigurisë dhe të qarkullimit, derisa më në fund ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë.
Siç raporton “LaSexta”, katër të arrestuarit janë pjesë e “Frente Atletico”, një grup radikal. Të katërt ishin emra të njohur për plicinë spanjolle./h.ll/abcnews.al