Kritikave të Petrit Vasilit, se seanca në Kuvend është duke dalë jashtë rregullores, Edi Rama i është përgjigjur duke përmendur Ilir Metën, të cilit i është referuar si Baftjari.
Vasili tha se salla e Kuvendit është kthyer në një vend ku bëyhet tango mes dy personave, dhe i kërkoi llogaro Nikollës që kjo të mos ndodhë më dhe të respektohet rregullorja.
Vasili: Kjo sallë do të funksionojë me rregulla apo jo apo do të shërbejë për tango mes dy personave. Kjo rregullore nuk parashikon në asnjë pikë të saj, që të flasin persona të tjerë përvec atyre që kanë kërkuar interpelancën.
Nuk është pronar i rregullores kryeministri, këtë detyrë ose bëjeni, ose lëreni, ku të shkojmë të kërkojmë fjalën për procedurë, te shkallët e Kuvendit. Boll më me këtë rrumpallë! Nëse doni griseni rregulloren, dhe thoni që është salla private e kryeministrit, hiqeni rrumpallën, kthejeni këtë sallë në normalitet.
Rama: Tangoja na ka mbetur ne, se Baftjarin nuk e kemi më mes nesh.