
Vatikani ka publikuar fotot e para të Papa Françeskut brenda arkivolit të tij, teksa po bëhen përgatitjet për prehjen e tij të fundit.
Trupi i Papës pritet të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarët do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre. Kardinalët takohen për herë të parë sot, me synimin për të caktuar datat si për transferimin e trupit ashtu edhe për varrimin.
Sipas kushtetutës apostolike Universi Dominici Gregis, e cila përcakton procedurat pas vdekjes së një Pape, shërbimi funeral duhet të kremtohet “midis ditës së katërt dhe të gjashtë nga vdekja e tij”.
