Kryeministri britanik Boris Johson ka humbur sot një nga kolegët e tij më besnik.
Sekretari i Irlandës së Veriut, Brandon Lewis ka dhënë dorëheqjen duke i thënë kryeministrit britanik se ‘qeveria kërkon ndershmëri, integritet dhe respekt të ndërsjelltë.’
Duke postuar këtë mëngjes dorëheqjen e tij në Twitter, Lewis shkroi.
Një qeveri e denjë dhe e përgjegjshme mbështetet në ndershmërinë, integritetin dhe respektin e ndërsjellë. Është një çështje e keqardhjes së thellë personale që duhet të largohem nga qeveria pasi nuk besoj më se ato vlera po mbështeten. Unë i kam dorëzuar kryeministrit letrën e dorëheqjes”.
Edhe sekretarja e thesarit, Helen Whately, iu bashkua gjithashtu ortekëve të dorëheqjes së ministrave, duke i thënë kryeministrit Boris Johson këtë mëngjes:
“Ka kaq shumë raste që mund të kërkosh falje dhe të vazhdosh përpara. Kjo pikë është arritur.”
Rebelimi masiv filloi të martën pasi Downing Street pranoi se kryeministri dinte për akuzat për sjellje të papërshtatshme të ish-zëvendës shefit Whip Chris Pincher në vitin 2019, por megjithatë e emëroi atë në shkurt.
Edhe ministri i pensioneve Guy Opperman ka dhënë dorëheqjen.
Opperman tha se ishte veçanërisht i mërzitur për skandalin e ‘Party Gate’ pasi ai humbi fëmijët e tij binjakë gjatë pandemisë dhe nuk ishte në gjendje të vizitonte gruan e tij në atë kohë.
Ai shton se vazhdoi të mbështeste kryeministrin ndërsa donte të shihte një ‘ndryshim të vërtetë’ tek Boris Johson.
‘Mjerisht, ngjarjet e fundit kanë treguar qartë se qeveria thjesht nuk mund të funksionojë me ju në krye.” Shkroi në letrën e dorëheqjes Opperman.
Por një burim i lartë i numrit 10 tha për Sky News se Johnson po mbetet “absolutisht sfidues” dhe “nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen”, duke shtuar se kryeministri dëshiron “të luftojë”.
Numri i largimeve nga qeveria britanike mëngjesin e sotëm ka arritur në 51.