Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për herë të 21 deputetët janë mbledhur sërish, por nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë.

Çështja kyçe mbeti formimi i një Komisioni për votim të fshehtë, propozim i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve, e cila ka insistuar sërisht që kryetari i Kuvendit të zgjidhet përms kësaj metode.

Megjithatë, propozimi nuk gjeti përkrahje nga partitë opozitare. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan të propozojnë përfaqësues për këtë Komision, duke e bllokuar kështu procesin.

Në momentin kur çështja e formimit të Komisionit u hodh për votim, 53 deputetë votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Detajet nga shpërthimi në Berat/ Eksplozivi në derën e lokalit, mesazh për djalin e pronarit

Helmimi me salmonelë në kopshtin e Gramshit, Policia jep DETAJET: 6 fëmijë kanë përfunduar në spital
Seanca e parë konstituive e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës u mbajt më 15 prill. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit.

Ad