Elektricisti i OSHEE-së, Xhuljo Shtëmbari 33-vjeç, baba i një fëmijë të vogël, humbi jeten një ditë më parë teksa punonte për riparimin e linjës së tensionit të mesëm, Mërtish – Gradishtë.
Ngjarja e rëndë, është shoqëruar me arrestime, pasi Prokuroria ka urdhëruar sot arrestimin në flagrancë të Xhezmi Haliti me detyrë elektricist i OST, pranë nënstacionin të Gradishtës dhe Arben Presheva, elektriçist i OSHEE-së.
Burimet thanë se aksidenti në punë ka ardhur si pasojë e mos koordinimit.
Shtëmbarit i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur në shtyllë të kryejë punime por ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike.
Dy të arrestuarit, akuzohen pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 33-vjeçari.
Mes dhimbjes se familjareve dhe te afermve, 33-vjecari u përcoll në banesën e fundit në fshatin Fier-Seman.