
Gjyshërit dhe dajat e Emilit të vogël, djalit francez dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në Alpet franceze dhe eshtrat e të cilit u gjetën 9 muaj më vonë, janë liruar nga autoritetet hetuese pasi u morën në pyetje, ndërsa ishin në paraburgim.
Njoftimi i arrestimit kishte lëshuar një furtunë hipotezash për përgjegjësinë e mundshme në vdekje të gjyshërve, të cilëve fëmija sapo u ishte besuar nga prindërit për pushimet verore.
Në një konferencë shtypi në mesditë, prokurori publik i Aix-en-Provence, Jean-Luc Blachon, deklaroi se mbetjet e trupit të vogëlushit u zhvendosën përpara zbulimit të tyre. Sipas tij në fytyrën e Emilit janë gjetur gjurmë traume të dhunshme.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Paraburgimi dy-ditor i gjyshërve dhe dajave të Emile “na lejoi t’u përgjigjemi pyetjeve që i kishim bërë vetes”, tha prokurori Aix-en-Provence, Jean-Luc Blachon pas lirimit të katër të afërmve të fëmijës. Të katërt u lanë të lirë sepse “provat nuk ishin të mjaftueshme për të hapur një hetim ndaj tyre” tha prokurori por “gjurma e familjes nuk është mbyllur përfundimisht”.
Prokurori i ngarkuar me hetimin, foli sot për “ndërhyrjen e një personi të tretë” të mundshëm në zhdukjen e fëmijës. Sipas gjetjeve, rrobat në të cilat u gjetën eshtrat e Emile nuk ishin fillimisht në trup.
“Eshtrat nuk u dekompozuan në ato rroba,” tha prokurori. Kjo sugjeron që një palë e tretë ka ndërhyrë pas zhdukjes dhe vdekjes së fëmijës.
Blachon saktësoi se “vazoja” e sekuestruar para një kishe “nuk përmban asnjë element që mundëson për të çuar përpara hetimet”.
Pas gjetjes së vazos më 13 mars në fshatin Haut-Vernet ku Emile ishte zhdukur, disa thashetheme ishin përhapur, pasi në shtratin e luleve ishin gjetur gjurmë gjaku dhe dikush kishte përhapur thashethemet se trupi i fëmijës ishte fshehur në vazo.
