
Prelatët i dhanë lamtumirën e fundit trupit të Bergoglios, i cili do të transferohet në Shën Pjetri të mërkurën.
Ati i Shenjtë në një tekst të pabotuar shprehej se “vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por një fillim i ri”.
Ceremonia e lamtumirës së Bergoglios duhet të zhvillohet mes të premtes dhe të dielës. Ndërkohë janë publikuar pamjet e para të trupit të Papa Françeskut.
Të mërkurën do të bëhet transferimi për në Shën Pjetri, ku trupi do të qëndrojë i ekspozuar deri të premten për besimtarët për të bërë nderimet e fundit.
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni tha se takimi i saj i fundit me Papën, ka qenë ditën e hënë, duke zbuluar dhe bisedën mes tyre.
“Të hënën, në takimin e fundit, ai më tha ‘qesh për këtë’. Ishte një këshillë që i pëlqente të ma përsëriste shpesh”, tha ajo
