Janë zbardhur detaje të reja nga dosja “Ura”, ku autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën grup kriminal me bazë në Durrës dhe Puglia, që trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe heroine.

Për goditjen e grupit, autoritete u bazuan në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, si dhe në dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë.

Në një pjesë të dosjes së SPAK, flitet edhe për arresimin e dy vëllezërve nga Elbasani Marjo dhe Gasper Ndini, të cilët ranë në prangat e autoriteteve italiane më datë 18 shkurt të vitit 2021 për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.

Nga biseda në “Sky Ecc” rezulton se dy vëllezërit furnizoheshin me drogë nga Orges Molla, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një person i paidentifikuar. Pas arrestimit të dy vëllezërve nga Elbasani, Orges Molla ka komunikuar në “Sky Ecc” me një person të paidentifikuar, i regjistruar në platformë me emrin “FXG13J”.

PJESË NGA DOSJA:

Ne analize të bisedave në aplikacionin SkyECC, më datën 18.02.2021, 10:05 përdoruesi i SKYEÇ “H11QJ2”, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin FXG13J i paidentifikuar, në lidhje me arrestimin e dy vëllezërve, të cilët ishin duke transportuar lëndë narkotike, dhe ishin nisur nga Bergamo.

Biseda e pasqyruar si më poshtë:

H11QJ2: o shpirot mjes

FXG13J:Tu mush teli

H11QJ2: he me lal ca u bo.. po lal hajde pim kafe ke shpia ime poshtë…perballe tatimeve jam

FXG13J: ja se po vi… i kan kap

H11QJ2: mosss

FXG13J: ja dalin gazetat sot

H11QJ2: pfff

FXG13J: Dy vëllezër dhe pakot

Përdoruesi i SKYECC FXGI3J, i paidentifikuar, në ditën 20.02.2021, rreth orës 21:45 i dërgon përdoruesit të SKYECC “H11QJ2” identifikuar si Orges Molla, fotografi nga lajmi për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë nga policia italiane. Biseda e pasqyruar si më poshtë:

H11QJ2: Vdekshin ishalla motërq*mat