Një ngjarje tragjike ka ndodhur në vendin fqinj, Greqi, ku një 77-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ika rënë mbi kokë çatia e shtëpisë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur dje, në ishullin e Kretës në një fshat në zonën e Rethymnos.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/08/kreta-2.jpg)
Siç raportojnë mediet greke, e moshuara ndodhej në kuzhinë momentin fatal kur u shemb shtëpia.
77-vjeçarja fatkeqe kishte ardhur në fshatin e saj në Kretë për pushime, ndërsa në shumicën e kohës banonte në apartamentin e saj në kryeqytetin grek, Athinë.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/08/kreta-3.jpg)
E moshuara u gjet nga ekipet e shpëtimit pa ndjenja nën rrënoja. 77-vjeçarja ndërroi jetë rrugës për në spital./abcnews.al/
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)