Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi në një aksident me motor.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se i riu po udhëtonte si pasagjer me një shoferin i cili humbi kontrollin e motorit dhe doli jashtë rruge.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në kilometrin 75 të aksit kombëtar Selanik-Ierisou.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.