Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në fshatin Koretishtë të Novobërdës. Sipas informacioneve, një 27-vjeçar ka gjetur vdekjen tragjike si pasojë e mbidozës.
Dyshohet se i riu ka konsumuar një sasi lëndë narkotike dhe më pas ka rënë në tokë pa shenja jete. Viktima Gzim Orana ka kaluar në mbidozë së bashku me një familjarin e tij, por ky i fundit rezulton jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen shkaqet që e çuan të riun nga Gjilani në një gjendje të tillë, teksa vdekja e tij po hetohet nga zyrtarët e Kosovës.