Erion Murataj PSD

Një grua ka ndërruar jetë pas trajtimit mjekësor në QKUK, ku ishte pranuar në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në Prishtinë. Raporti bën me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është përkeqësuar gjatë trajtimit, dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruajnë mediet e Kosovës.

“Një grua kosovare ishte pranuar në QKUK në gjendje të rëndë. Gjatë intervenimeve mjekësore, gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo nuk arriti të mbijetojë. Prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet në IML për ekzaminime të mëtejme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.