Policia e Durrësit ka vënë në pranga mjeken 47-vjeçare, me iniciale P.K, pasi akuzohet se ka mjekuar pakujdesisht 40-vjeçarin që për pasojë ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike. 

Mësohet se mjekja është denoncuar nga vëllai i viktimës, i cili ka treguar se vëllai i tij ka ndërruar jetë në banesë, pas mjekimit të marrë, ndërkohë, hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

“Shijak – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës. Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lajmi i Fundit