Emilio Ballack, djali 18-vjeçar i ish-mesfushorit të Gjermanisë dhe Bayern Munich Michael Ballack, ka vdekur në një aksident me motoçikletë me katër rrota në Portugali.
Emilio u përfshi në aksident në orët e hershme të mëngjesit të enjten pranë shtëpisë së Ballackut në Villasdo Mar, raporton Gazeta Express.
Zjarrfikësit ishin përpjekur ta shpëtonin djalin e Ballackut, por pa sukses.
Sipas televizionit portugez TVI24, tragjedia ndodhi afër Troia, në jug të kryeqytetit portugez Lisbonë, pranë shtëpisë së pushimeve të Ballackut.
Reklamë
Motoçikleta me katër rrota ishte e ndërtuar për t’u përdorur në rrugë publike.
Emilio është njëri prej tre fëmijëve të legjendës gjermane Ballack, i cili u martua me Simone Lambe në vitin 2008, para se të shkurorëzoheshin katër vjet më vonë.
Ai u lind në vitin 2002, një vjet pas vëllait të madh, Louis, dhe ishte tri vjet më i vjetër sesa djali më i ri i Ballackut, Jordi. /Gazeta Express/