
“Miss Evropa” Guler Erdogan ka vdekur tragjikisht pasi tentoi t’i shpëtonte policisë para disa ditësh. Modelja kishte shkuar në Giresun me familjen e saj për festën e Bajramit. Lajmi për vdekjen e Guler ka tronditur thellë familjarët dhe fansat e saj.
Autoritetet kanë nisur një hetim për vdekjen e 27-vjeçares pasi mësohet se ajo kishte probleme psikologjike dhe kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen.
Modelja thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun. Pasi dështoi në testin e alkoolit që iu bë nga policia, ajo tentoi të arratisej, duke rënë nga ura dhe duke u goditur nga një automjet.
Nga plagët e marra ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje. Familja e saj konfirmoi vdekjen e saj dhe fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale.
