Video e një të moshuare është kthyer në virale në rrjetet sociale, pasi ajo ka reaguar ndaj lajmit të rremë, se Edi Rama ka pësuar aksident dhe ka ndërruar jetë. 

E moshuara duket mjaft e tronditur në video dhe kërkon informacion urgjent për ngjarjen, pasi një person i afërt i saj, i komunikon se kryeministri ka ndërruar jetë. Ajo dëgjohet duke thënë “obobo, na iku 160 mijëshja”, duke iu referuar kështu shpërblimit që qeveria ka akorduar për një pjesë të qytetarëve. 

Video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke marrë qindra mijëra shikime.