Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha nga Kryevidhi i Rrogozhinës,se  i duhet dhënë fund kulturës përcarëse, mes qytetit e fshatit, mes veriut e jugut, të krishterë e myslimanë, të ardhur e vendalinjve.

“Këta nuk besojnë as në komb, as në atdhe. Zihet ai i partisë të çamëve deri dje, me atë të grekëve, për një post te partia e Saliut. PD këtu është partia e tretë, por do përfundojë e katërta. Ne duhet të dalim super kampionë dhe jam i bindur, me gjithë energjinë që shoh këtu, se do dalim jo vetëm forcë e parë, por dy herë sa ata të tjerët të marrë së bashku”.

Për  kandidatët që kanë sjellë PD dhe LSI në Kavajë e Rrogozhinë Veliaj bëri këtë koment.

“Shikoni kë na ka sjellë pala tjetër: kandidat për kryeministër na ka sjellë Lul Bashën, ka humbur tre herë rresht, tani do futet për herë të katërt; për deputete na kanë sjellë Gridën, që humbi Durrësin, humbi Tiranën, tani thonë “do Zoti harrojnë këta të Rrogozhinës”. Partia tjetër është një parti komplet familjare, parti burrë e grua, që e kanë si sh.p.k., si dyqan lagjeje. Ata ju kanë sjellë Titin këtu. Të sjellësh njerëz që kanë humbur në çdo betejë të tyre dhe të mendosh se populli do harrojë, do të thotë që ata e kanë vënë bastin e tyre tek harresa.

Opozita theksoi Erion Veliaj nuk meriton të votohen.

“Demokratët le të vijnë me ne, janë vëllezërit tanë! Si kandidon për kryeministër një njeri që s’e voton gruaja? I rregulluan pasaportat e tyre dhe Shqipërinë e kanë si tavëll, po ra shesh besh mirë, po nuk ra, marrin avionin e në Holandë! Çfarë lidhje kemi ne këtu me Ilir Metën e Monikën? Ishin në koalicion, por babëzia, lakmia, tahmaja të kemi më shumë, ikën.

Top Channel